Njërit ndër formateve më të njohura në vend, Big Brother VIP Kosova, edicionit të tretë po i vije fundi.
Në fakt vetëm edhe një ditë na ndajnë nga finalja e madhe e këtij programi reality.
Se ky program ka marrë vëmendjen e një audience të gjerë nuk do shumë diskutim. Këtë më së miri e tregojnë edhe statistikat e fundit të nxjerra nga drejtuesi i ekipit të rrjeteve sociale në BBVK, Diamant Bajra.
Mbi 4.3 miliardë shikime ka grumbulluar ky program, në rrjetet e tij sociale.
“Në kanalin zyrtar të Big Brother VIP Kosova në YouTube janë mbledhur plot 250 milionë shikime duke vazhduar me Facebook me mbi 940 milionë shikime.
2.3 miliardë shikime janë mbledhur në rrjetin social Instagram dhe mbi 950 milionë shikime në rrjetin social TikTok”, thuhet në postimin e Bajrës.
Kujtojmë që në finalen e edicionit të tretë të “Vëllaut të Madh”, mes vete garojnë, Driloni, Xheneta, Sara, Xuxi dhe Vullneti. /Gazeta Enigma