Egli distancohet nga Gjesti: Nga tani je njësoj si të tjerët

Egli distancohet nga Gjesti: Nga tani je njësoj si të tjerët

Marrëdhënia e afërt mes Egli dhe Gjestit në Big Brother VIP Albania duket se ka marrë një kthesë të ftohtë.

Edhe pse ata nuk ishin zyrtarisht në një lidhje, dinamika mes tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, me momente të ngrohta dhe të tensionuara.

Së fundmi, një situatë në shtëpi nxori në pah distancimin e tyre. Egli, e shtrirë në shtrat dhe në dukje e lodhur, kërkoi qetësi, duke i thënë Gjestit të largohej.

Por Gjesti, duke insistuar në mënyrë të vazhdueshme, kërkoi përgjigje duke pyetur: “A jemi ndarë?”.

Egli iu përgjigj qetësisht, por prerazi: “Ne nuk kemi qenë ndonjëherë bashkë.”.

Gjesti vazhdoi të qëndronte pranë saj, ndërsa Egli dukej se preferonte të shmangte çdo bisedë. Në një moment, ajo i tha: “Nga tani je njësoj si të tjerët, zotëri. Më lër rehat”.

Pavarësisht tensionit mes tyre, Gjesti nuk u largua menjëherë, ndërsa Egli qëndroi e palëvizur, duke dhënë një mesazh të qartë se dëshironte hapësirën e saj personale.

Ky episod ka ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët kanë ndjekur me kuriozitet marrëdhënien e komplikuar mes dy banorëve.

Related Articles