Pas situatës që ndodhi mes Gertës dhe Gjestit në Big Brother VIP Albania, një zarf i zi ka shkuar në shtëpi.
Me këtë rast, është anuluar televotimi që ishte paraparë, ndërsa vendimi i Vëllait të Madh do të kumtohet në spektaklin e së martës.
Akoma nuk dihet nëse do të jetë një televotim kokë më kokë mes Gertës dhe Gjestit, apo një përjashtim.
Ishte Gerta ajo që i hodhi shampanjë dhe birrë në sy dy herë Gjestit, gjatë dasmës që u mbajt në shtëpi.