Përjashtimi i Jozit nga BBVA, reagon Çun Lajçi

Përjashtimi i Jozit nga BBVA, reagon Çun Lajçi

Këngëtari, Jozefin Marku, është përjashtuar nga formati më i njohur në vend, Big Brother VIP Albania.

Përjashtimi i tij vjen si rrjedhoj e një fyerje të rëndë kundrejt këngëtarit tjetër, njëherit konkurrent në këtë program, Gjestit.

Jozi u largua me zarf të zi nga ky edicion me karakter garues.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, madje ky i fundit ka bërë një krahasim interesant.

“Fitore për ty, Gjesti, andej, e fitore për ty, Albin, këndej”, tha ai.

“Kam menduar se BBA-ja është vërtet një lojë dhe nuk e kam ditur se qenka edhe një lojë politike. Këtë e treguat mbrëmë duke shpalosur fytyrën e vërtetë të “dashurisë suaj të madhe” për kosovarët” “Gjesti, ti vërtet je më i miri dhe më i dashuri ndër banorët që vetquhen VIP-a. E ke përkrahjen time të palëkundur, ashtu siç e ka edhe Albin Kurti në zgjedhjet e 9 shkurtit”, shtoi tutje Lajçi.

Postimi i plotë:

Related Articles