Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ledjana Prenga do të kujtohet nga ndjekësit e këtij programi për raportin e saj me ish-konkurrentin, Mevlan Shabën.
Në emisionin e dashurisë, dyshja shkaktoi herë pas here ‘drama’ me zënkat, ndarjet e ribashkimet e njëpasnjëshme.
Një temë që u përfol në emision, që edhe lëkundi marrëdhënien e Ledjanës me ish-konkurrentin, ishte lidhja e saj e aluduar me dikë në Belgjikë.
Ajo u sulmua edhe nga ish-konkurrentja, Melisa Lleshi në rrjetin social “Instagram”, për këtë marrëdhënie jashtë programit, por që kurrë nuk e pranoi madje e kundërshtoi dhe e mohoi fuqishëm.
Por, deklarata e Ledjanës së fundmi në rrjetin social “Instagram” duket se ka konfirmuar thashethemet që zgjatën me muaj.
Teksa ka ndarë një foto të sajën, ajo shkruan: “Dashnia n’distancë është sprovë, e zoti sprovon njerëzit që i don mas shumti”.
Duke lënë të kuptojmë se me të vërtetë po përjeton një dashuri në distancë me partnerin e aluduar në Belgjikë.