Tifozët e Anglisë tentojnë të hyjnë me dhunë në “Wembley”

Tifozët e Anglisë tentojnë të hyjnë me dhunë në “Wembley”

Sonte do të zhvillohet finalja e Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Në “Wembley” në Londër, Italia dhe Anglia do të masin forcat për titullin e kampionit të Evropës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

Tifozët e Anglisë janë duke shkaktuar probleme të mëdha për sigurimin e stadiumit “Wembley”.

U dashtë fillimisht ndërhyrja e policisë britanike që të ndalonte përleshjen masive mes tifozëve të Anglisë.

Derisa gjërat u qetësuan, një tjetër turmë ka shpërthyer dhe tifozët po tentonin të futeshin me dhunë në “Wembley”.

Sigurimi i stadiumit tentoi t’i ndalonte ata që të futeshin me radhë, një gjë e tillë ishte e pamundur, pasi qindra tifozë filluan të vraponin drejtë hyrjes së stadiumit.

Related Articles