Opinion nga; Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë
Njësia 29155 e Shërbimit Ushtarak rus të Inteligjencës (GRU), në tetor të 2014-së kishte hedhur në erë depon e armeve në Vrbětice. Sipas autoriteteve çeke, operacioni kishte për synim sabotimin e kompanisë së armeve EMCO.
Raste të tilla të aktivitetit të GRU dhe strukturave të saja, siç është njësia 29155 ka patur edhe në territorin e Serbisë dhe nëse i referohemi incidenteve dhe datat e tyre mund të vërehet “modus operandi” i veprimit të kësaj njësie.
Në fabriken “Sloboda Čačak” e cila ishte themeluar në 1948 me destinacion prodhimin e aparaturave shtepijake, ndërsa është interesant të ndalim në dy ngjarje ( incidente ) të ndodhur në fabrikë në kohën sa nuk ishte shndërruar për destenim të prodhimit të municioneve të ndryshme për nevoja ushtarake të ushtrisë se Serbisë ( zyrtarisht ) dhe ngjarjet politike që i ka parapri incidenteve.
Me 26 dhjetor të 2007 nga ana e kuvendit të Serbisë ishte marr një vendimi për neutralitetin ushtarak edhe para se të vinte në parlament, rezoluta shkaktoi polemikë të mprehtë në publik për shkak të dispozitës për neutralitetin ushtarak, dhe Ministri i atëhershëm i Mbrojtjes Dragan Sutanovac ndër tjerash patë potencuar që:
“Rezoluta përcakton vetëm situatën de facto, dhe është e tillë se ne tani jemi ushtarakisht neutralë, por asnjë vendim nuk merret përgjithmonë dhe në të ardhmen. Ndërsa Vuk Jeremic, atëherë Minister i Punëve të Jashtme, pati potencuar që ” Serbia nuk është anëtare e ndonjë aleance ushtarake sot, dhe rezoluta shprehet qartë se Serbia nuk do të jetë anëtare e asnjë aleance ushtarake deri në vendimin e drejtpërdrejtë të qytetarëve në referendum.”
Ndërsa nga ky qendrim i qeverisë se athershme , pjesa e inteligjences ushtarake Ruse sipas të gjitha premisave ishte aktivizuar në dëmtimin dhe ndërrimin e qeverisë me qeverinë e re të marionetes, Aleksander Vuçiq, ku patëm dy shpërthime me 12 janar dhe 27 dhjetor të 2010 në fabriken e Çaçak e cila zyrtarisht nuk operonte, por prap pati shpërthime “pyroteknike “ më lëndime të personave nga këto dy incidente dhe si për kohesidenc pas dy vite minister i ri i mbrojtjes ishte emruar, Aleksander Vuçiqi .
Por mbetet mister se nga viti 2012 deri në vitin 2017 fabrika Çaçak , çfarë veprimtarie ka zhvilluar dhe a ka patur influenc ushtarake Ruse në këtë interval kohor, ku dihet që Rusia ka interesa të saja të lidhjes se Serbisë me Rusinë në të gjitha sferat.
Sepse në vitin 2017 qeveria e udhëhequr nga partia e Aleksander Vuçiqit e ri-destinojë “fabriken” e mbyllur për nevoja ushtarake duke investuar me qindra miliona dollar në prodhimin e linjeve :
M79 Osa , M80 zolla, M90 zoll anti tank , municion tankesh 100 mm, 125 mm , municione të kalibrit 20,23,30,37,40 dhe 57 mm si dhe 76,100,105,122,152,155mm municion artilerie.
Incidente nga viti 2010 deri në vitin 2021 nuk patë në këtë fabrikë por më largimin e orinetimit politik të Aleksander Vuçiqit nga Rusia brenda një intervali kohor patëm dy shpërthime më lëndime njerzore të 4 dhe 19 qershorit të keti viti.
Pra kjo është një treguese dhe mesazh për Presidentin aktual të Serbisë që me ia rikujtu “lidhjen” e tij dhe ardhjen e tij në pushtet falë mbështetjes të qeverisë së Rusisë dhe njësive të saja ushtarake dhe civile të inteligjencës sepse edhe Presidenti Serb ka informacione që GRU është duke operaruar në territorin e Serbisë në rekruetimin e personelit ish ushtarak për interesat të tyre.
Kjo tregon që sabotime të tilla mund të këtë në vazhdimësi varësisht nga zhvillimet dhe orinetimet të politikës Serbe më BE-në , sepse për ketë arsyje Kremlini ka filluar që të hapë një zyre për bashkëpunim ushtark në Beograd dhe të njëjtën do e hap edhe Serbia në Moske.
(Shkrimi është autorial dhe nuk paraqet qëndrimet e redaksisë).