Pa shenja jete është një person në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Siç raportohet, tashmë i ndjeri dyshohet të jetë vëllau i reperit të njohur, Viktor Palokaj, Unikkatilit, Mentor Palokaj.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë policia.
Më tej ata kanë shtuar se etuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes. /Gazeta Enigma
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, dyshohet të jetë vëllai i Unikkatil
