Familjari i Unikkatilit tregon shkakun e vdekjes së Mentor Palokajt

Familjari i Unikkatilit tregon shkakun e vdekjes së Mentor Palokajt

Lorenc Palokaj, familjari i Unikkatilit, ka reaguar pas vdekjes së Mentor Palokajt.

Ai ka theksuar se Mentor Palokaj kishte pasur probleme shëndetësore gjatë muajve të fundit të jetës së tij, të cilat nuk ishin trajtuar me aq vëmendje sa duhet, për shkak të natyrës së tij të mbyllur dhe të pavarur.

Ai e përmendi një bisedë që kishin pasur pesë ditë para vdekjes, ku Mentori kishte përmendur se i ishin fryrë këmbët.

“Kam pasur fatin që tri javët e fundit të jetës së tij t’i kaloj pranë tij. Pesë ditë para se të ndodhte kjo ngjarje, gjatë një bisede, ai më tha se i ndjente këmbët pak të fryra. E tha këtë në mënyrë të tërthortë, pa e bërë temë, dhe unë mendova se ishte diçka e zakonshme, si një lodhje e momentit apo një shqetësim jo serioz,” ka shkruar Lorenci.

Më tutje, sipas familjarit, Mentori ka vizituar mjekët dhe kishte marrë disa rekomandime për t’u trajtuar, por refuzoi të shkonte në spital.

“Jo, unë jam 1000% i sigurt që shkaku i vdekjes s’ka qenë qysh po spekulojnë mediat e pandërgjegjshme, po kanë qenë probleme shëndetësore. Krejt ata që e kanë njohur, e dinë çka po them,” ka përfunduar Lorenci.

Related Articles