Brruti te kombëtarja shqiptare, reagon trajneri Tovërlani: Për interes e ka zgjedh Shqipërinë

Brruti te kombëtarja shqiptare, reagon trajneri Tovërlani: Për interes e ka zgjedh Shqipërinë

Së fundmi, është raportuar se futbollisti Etnik Brruti ka vendosur t’i bashkohet Shqipërisë.

Lajm ky që ka ngjallur shumë reagime në opinionin publik.

Madje lidhur me këtë ka reaguar edhe babai i Brrutit, Besnik Brruti.

Ai ka thënë “biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin. Ai nuk e ka refuzuar Kosovën por ka zgjedhur të luaj për kombëtaren shqiptare, për flamurin me të cilin kemi mbështjellë dëshmorët tanë”.

Ndërkaq në vazhdën e reagimeve vjen edhe ai i trajnerit Afrim Tovërlani.

“I kam mesazhet me Etnik Brrutin, për interes e ka zgjedh Shqipërinë”, është shprehur ai.

Etnik Brruti  ishte kapiten i Kosovës U21. /Gazeta Enigma

Related Articles