Këngëtarja Egli Tako është rikthyer sërish në shtëpinë e Big Brother VIP Albania gjatë spektaklit ‘Prime’ të së shtunës, pas largimit të saj vullnetar disa ditë më parë për arsye shëndetësore.
Por para hyrjes në shtëpi, në studio Egli ndau me publikun dhe opinionistët detaje mbi gjendjen e saj dhe arsyet që e çuan të largohej përkohësisht nga gara.
Ajo pranoi se përjetoi një gjendje të rënduar shëndetësore, e cila e detyroi të merrte një vendim të vështirë për ta lënë shtëpinë, por theksoi se tashmë ndihet më mirë dhe është gati për të vijuar rrugëtimin e saj.
“E kam mohuar veten time dhe e gjeta veten duke e bëra sërish. Ata që vërtetë më kanë dashur, i gjeta të shkatërruar dhe gjeta veten të shkatërruar.
Duke marrë parasysh si rrethanat kishin ardhur, e dija si do ndihej, do ndihej i ulur, do ndihej i sulmuar. Nuk doja që të ndihej prej meje. Kam thënë më fal për shumë gjëra që nuk ka qenë faji im. E kam bërë se e kam dashur, vazhdoj të ndiej. E kam sfidë të hyj brenda për ta pasur sërish pranë 24 orë, por po hyj për të mos qenë ajo që kam qenë, jo për të qenë e keqe me dikë, por për të qenë e mirë me veten time“, ka thënë ajo.