Shumë qytetarë janë mbledhur në qendrën e Shtipit, duke bërë homazhe për 59 personat që humbën jetën në klubin e natës i cili u përfshi nga zjarri në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Ata kanë ndezur qirinj në kujtim të viktimave, e poashtu janë vendosur edhe disa fotografi.
Kujtojmë se përveç 59 viktimave, nga zjarri në diskotekë, të lënduar kanë mbetur edhe 155 persona. /Gazeta Enigma