Një incident ka ndodhur në qytetin e Bosilegradit në Serbi, pasi ka përfunduar ndeshja futbollistike midis KF Mlladost dhe klubit shqiptar KF Tërnoci.
Nga KF Tërnoci kanë njoftuar se me të përfunduar ndeshja, policia ka hyrë në terren dhe ka goditur një futbollist të tyre e më pas është futur edhe në zhveshtore.
Po ashtu, siç raportohet, mësohet se policët kanë kontrolluar veç e veç çantat dhe gjësendet personale të futbollistëve tërnocas. K
Ky është një rast i rrallë në futboll ku policia futet në zhveshtore.
Lidhur me incidentin e ndodhur sot në Bosilegrad, kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka komunikuar me Drejtorinë e Policisë në Vranje.
Nga policia, atij i kanë thënë se: “Policia e Bosilegradit ka marrë informacione se disa futbollistë të KF Tërnoci kanë futur në stadium mjete të forta dhe armë të ftohta me qëllim të shkaktimit të incidenteve. Pas bastisjes së kryer, ka rezultuar se askush nga KF Tërnoci nuk posedon gjëra të tilla”.
Poashtu, sipas policisë: “Kapiteni i KF Tërnoci ka bërë shqiponjën me duar me qëllim të nxitjes”.Në fund nga policia i është thënë kryetarit Pajaziti “se pas deklaratave në polici, futbollistët do lihen të lirë për tu kthyer në shtëpi”.
Kjo edhe pikërisht ka ndodhur, pasi lojtarët janë liruar, sipas Spekrit.
Tre lojtarë të KF Tërnocit ishin ftuar për deklarat në polici, vetëm dy prej tyre kanë dhënë deklarat.
Kapitenit të ekipit, Albinot Junuzi dhe lojtari Herolind Beqiri ju është bërë presion që të pranonin në polici se kanë kërcënuar me sulme “nacionale” për të cilën lojtarët kategorikisht kanë refuzuar ta pranojnë pasi që një gjë e tillë nuk është e vërtet.
Ndërsa i sulmuari nga polici në uniform, Veton Zeqiri nuk është lejuar që të paraqes rastin e sulmit ndaj tij, duke ja pamundësuar edhe deklaratën në polici.