Karton i kuq për Mbappen, Reali me një lojtar më pak kundër Alavesit

Karton i kuq për Mbappen, Reali me një lojtar më pak kundër Alavesit

Real Madrid nisi mbarë ndeshjen ndaj Alavesit.
Madrilienët morën epërsinë falë një goli të bukur nga Eduardo Camavinga.

Por vetëm pak minuta më vonë, ata mbetën me një lojtar më pak në fushë.
Kylian Mbappe u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Cesar Soto Grado pas një ndërhyrje të tmerrshme ndaj Antonio Blancos.

Gjyqtari fillimisht e ndëshkoi francezin me karton të verdhë, por pas rishikimit në VAR ai nuk kishte dyshime se duhej të dhuronte karton të kuq.

Tani me një lojtar më pak në fushë, mbetet të shihet se a do të jenë në gjendje mysafirët të rezistojnë, apo Alavesi do të arrijë ta shfrytëzojë avantazhin numerik në fushë. /Gazeta Enigma

Related Articles