“S’e kam ditur që jashtë më pret kaq shumë dashni” – Reagimi i parë i Gjestit pas daljes nga BBVA

“S’e kam ditur që jashtë më pret kaq shumë dashni” – Reagimi i parë i Gjestit pas daljes nga BBVA

Pas përfundimit të rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Albania, Gjesti ka reaguar për herë të parë me një mesazh në Instagram për ndjekësit dhe mbështetësit e tij, raporton Gazeta “Enigma”.

“Po dal prej ni eksperience qe s’kom me e harru kurrë! S’e kom ditë qe jashtë atyne mureve ka me m’prit kaq shumë dashni. Jom tu u ndi shumë i bekum!”, ka shkruar ai në një postim në Instagram.

Ai ka falënderuar të gjithë për mesazhet, dashurinë dhe përkrahjen që ka marrë gjatë qëndrimit të tij në shtëpin e BBVA4.

“Faleminderit për krejt mesazhet, dashninë dhe përkrahjen qe ma keni dhon! Prej pamundësisë me ja kthy secilit, po du me ju thonë që jom shumë mirënjohës edhe ju du pafund!”.

Në fund, Gjesti shprehet i gatshëm për të nisur një kapitull të ri në jetën e tij. “Gati për kapitullin e ri”. /Gazeta Enigma/

Related Articles