Ditëlindjen e tij të 25-të Gjesti e ka festuar i rrethuar nga shoqëria e ngushtë.
Ky moment ka shpërthyer në një postim në InstaStory, ku ai ka ndarë një foto nga festa, duke u shfaqur i buzëqeshur me shokët e tij të ngushtë dhe duke e shoqëruar me mbishkrimin: “FAM.”
Ajo që ka tërhequr vëmendjen ishte mungesa e partneres së tij, Eglit, e cila nuk ka ndarë asnjë urim publik për ditëlindjen e Gjestit.
Ky fakt ka shkaktuar dyshime në rrjetet sociale për marrëdhënien e tyre, pasi ndjekësit kishin pritur me shumë entuziazëm një urim nga Egli për ditëlindjen e tij.