Ditë më parë, Ryva Kajtazi i mahniti të gjithë me ndryshimin e madh në dukjen e saj.
Imazhet e postuara në rrjetet sociale janë pjesë e sesionit fotografik nga realizimi i videoklipit të ri muzikor.
Këngëtarja ka bashkëpunuar me Meti Malokun për ta publikuar këngën me titull “Kce moj qikë”.
Është një këngë me ritme popullore, ndërsa nuk mungojnë edhe skenat në të cilat Ryva paraqitet me veshje me elemente tradicionale.
Produksioni Urban Graphics është kujdesur për xhirimin e videos muzikore të kësaj kënge.