Këngëtari Chris Brown është arrestuar mëngjesin e sotëm në Manchester për shkak të një sulmi të pretenduar me shishe që ka ndodhur në Londër më 2023.
Ai u ndalua pasdite në hotelin “Lowry” në Greater Manchester.
Më parë ai ishte akuzuar për një sulm të paprovokuar ndaj producentit Abe Diaw në klubin e natës “Tape” në Londër shkurtin e vitit 2023, kur ai supozohet ta ketë goditur atë me një shishe tekila disa herë dhe e ka grushtuar dhe goditur me shkelma atë derisa i njëjti ishte i shtrirë për toke, raporton “Variety”.
Në një deklaratë për “Guardian”, një zëdhënës i policisë Metropolitane ka thënë: “Një 36-vjeçar është arrestuar në një hotel në Manchester pak pas mesnatës së të enjtes, 15 maj, nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor. Ai është dërguar në mbajtje ku edhe po vazhdon të jetë. Arrestimi lidhet me një incident në Sheshin Hanover më 19 shkurt, 2023”.
Askush nga përfaqësuesit e Brown nuk ka pranuar të komentojë mbi ngjarjen akoma.