Conor McGregor dhe miku i tij i pazakontë, Justin Bieber, janë shoqëruar bashkë gjatë kësaj fundjave.
Ylli i UFC-së dhe këngëtari kanadez dukeshin në gjendje të plotë relaksi ndërsa pinin uiski dhe bashkëbisedonin në një hotel luksoz në Beverly Hills.
Derisa qëndronte shtrirë, sportisti 33 vjeçar kishte këmbën e fashuar, pasi ai e theu tibinë në duelin kundër Dustin Poirier në kuadër të ‘UFC 264’ në Las Vegas.
Justin ishte pa këmishë duke treguar gjoksin me shumë tatuazhe, njësoj sikurse edhe miku i tij në krahun tjetër.
McGregor i ka publikuar disa fotografi në Instagram, teksa dyshja shfaqen duke ngrënë dhe duke pirë nga uiski i tij, Proper 12. /Gazeta Enigma/