Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në Prishtinë Komandantin e Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli (Allied Joint Force Command Naples), Admiral Stuart Benjamin Munsch.
Gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) si dhe thellimin e bashkëpunimit me KFOR-in.
Maqedonci shprehu mirënjohje për rolin dhe kontributin e KFOR-it në garantimin e sigurisë në vend, si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm.
Po ashtu, ai i uroi mirëseardhje dhe sukses Gjeneralit të Forcave Turke, Özkan Ulutaş, i cili është rizgjedhur komandant i misionit të KFOR-it.