Fansat e Alban Skenderajt ‘shpërthejnë’ me kërkesa, koncertit “Motiv” i shtohet edhe nata e katërt

Fansat e Alban Skenderajt ‘shpërthejnë’ me kërkesa, koncertit “Motiv” i shtohet edhe nata e katërt

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj, ka njoftuar se do të ketë edhe natën e katërt të koncertit të tij “Motiv”.

Njoftimin ai e bëri përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, duke theksuar se vendimi erdhi si rezultat i kërkesave të shumta.

“Nata e 4-të vjen si pasojë e kërkesave të shumta dhe si një detyrim për të gjithë ata që për arsye kohe nuk kanë arritur të sigurojnë ende bileta”, shkroi ai.

“Më kanë ardhur shumë mesazhe këto ditë! Sinqerisht isha vërtetë i sigurt se nata e tretë do të ishte e fundit, por ju nuk reshtni kurrë së më befasuari”, shtoi këngëtari.

Related Articles