Nëse dikush aplikon për të punuar për ju, nuk keni nevojë të flisni për pozitën në intervistë.
Si kryeshef ekzekutiv dhe zyrtar i lartë operativ i “After School”, një pjesë e madhe e punës time ishte të merrja vendime të punësimit. Është njëra ndër shumë përgjegjësitë, por nuk ka asgjë më të rëndësishme për suksesin e kompanisë tonë se forca e ekipit, e cila e bën çdo intervistë një mundësi për përmirësimin e biznesit tonë.
Kur ne së pari filluam të rrisim ekipin tonë (në vitin 2011), ne pyetëm për historinë e punës së kandidatit, a mendonin se do të përshtaten me ekipin tonë dhe se si do të zgjidhnin problemet specifike. Por ne nuk kërkuam që t’i njohim ata si person. Ne nuk e kuptuam se a përshtateshin dëshirat, nevojat, aftësitë, dhe pasioni i tyre me kompaninë tonë dhe pozitën e mundshme.
Gjatë kohës, ne përshtatëm procesin tonë të intervistave për të njohur kandidatin dhe për të mësuar se çfarë dëshirojnë nga një punë në vend se t’i pyesim për pozitën e punës. Këtu janë disa nga pyetjet më të rëndësishme të cilat i bëjmë:
1. Cila është puna jote e ëndrrave?
Të pyesësh dikë për punën e tyre të ëndrrave ndihmon në testimin e potencialit të tyre dhe e kuptoni se çfarë ata dëshirojnë nga puna.
2. Çfarë ju pëlqen të bëni për argëtim?
Nuk ka nevojë që të gjitha pyetjet në një intervistë të jenë të lidhura direkt me pozitën në të cilën po punësoni. Ekipi ynë bën shumë shpesh pushime së bashku, dhe edhe pse punojmë shumë, ne argëtohemi së bashku gjithashtu.
3. Çfarë ju pëlqente dhe çfarë nuk ju pëlqente në punën e fundit?
Të pyesësh dikë se çfarë i ka pëlqyer dhe çfarë jo në punën e tyre të fundit është shumë e thjeshtë, por ju ofron njohuri të mëdha në atë se çfarë lloji i punës përshtatet me aftësitë dhe preferencat e tyre.
4. Si ishte kultura në punën e juaj të fundit?
Kultura është shumë me rëndësi për ne. Ngjashëm me mësimin e pëlqimeve dhe mospëlqimeve të një punësimi të ri potencial i cili ofron njohuri për preferencat e dikujt, të pyesësh për kulturën në punën e tyre të fundit na jep njohuri se si ajo kompani operon dhe se çfarë aspekte të asaj kulture i tërhoqi ata në vendin tonë të lirë.
5. Çfarë do të ndryshonit në kompaninë në të cilën keni punuar së fundmi?
Të gjithë mund të tregojnë se çfarë u pëlqen dhe çfarë jo në punë, por duhet dikush me aftësi të zgjidhjeve të problemeve për të ofruar një plan se si të rregullojnë ato që nuk janë në rregull rreth tyre. Kjo pyetje gjithashtu na ndihmon për të përmirësuar kompaninë tonë duke kuptuar se çfarë nuk u ka pëlqyer punonjësve të mundshëm në vendin e tyre të punës të fundit.
Këto pyetje të gjitha fokusohen në perspektivë, jo në vendin e lirë të punës, dhe gërmojnë në etikën e tyre dhe qëllimet dhe preferencat e punës, duke ditur më shumë për çdo kandidat do të keni më shumë gjasa për të zgjedhur të duhurin.
Për shembull, ne ofrojmë orë pune të ndryshueshme, që do të thotë se lejojmë bufët e natës të punojnë kur janë në disponim të mirë, por pozita të caktuara vijnë me përgjegjësi të cilat kërkojnë që një kandidat të jetë i gatshëm gjatë kohërave specifike të ditës. Nëse dikush thotë që dëshiron të vijë në ora dhjetë dhe të dalë nga puna në ora katër çdo ditë kur aplikojnë për një pozitë e cila u kërkon që të jenë fleksibilë dhe të punojnë edhe natën kur është e nevojshme, ata me siguri nuk janë të duhur për këtë pozitë. Nuk është prishje e marrëveshjes, por një pjesë tjetër e informatës e cila na ndihmon në marrjen e vendimeve.
Kur është puna te marrja e informatave të rëndësishme për çfarëdo zone të biznesit tënd, duhet të përfshini mendimet e një raportuesi ose detektivi. E dhëna më e vogël mund t’i japë biznesit tënd një përparësi, dhe mënyra më e mirë për të bërë këtë është përmes dëgjimit. Dëgjoni se çfarë punonjësit e juaj po ju tregojnë, varësisht se a janë ide, shqetësime ose mendime. Të kuptoni punonjësit tuaj dhe të dini se kush janë ata si njerëz do t’u japë mundësinë që të drejtoni kompaninë e juaj në mënyrë më efektive.
Para intervistës tuaj të ardhshme, krijoni një listë prej pesë pyetjesh për të cilat mendoni se do të zbulojnë kandidatët e duhur dhe të gabuar duke u bazuar se si do të përgjigjet punonjësi kandidat. Kjo do të bëhet duke u bazuar në pozitën në të cilën po punësoni dhe sapo të filloni të shihni rezultatet. Kështu që, dëgjoni me kujdes dhe bëni pyetje të mira para se të brengoseni për mesazhin që po dërgoni duke folur.
Çfarë mësoni dhe çfarë thoni pastaj do t’ia vlejnë pritjen. (Cory Levy/Entrepreneur)