Mbesa e princeshë Dianës, Lady Kitty Spencer, ka kurorëzuar dashurinë e saj me manjatin e modës, 62-vjeçarin, Michael Lewis, baba i tre fëmijëve.
30-vjeçarja u martua në një ceremoni në Villa Aldo Brandini në Frascati, Itali, ku mbante veshur veshi një fustan të Dolce & Gabbana. Fustani përrallor ishte frymëzuar nga epoka viktoriane dhe ishte dizenjuar enkas për të.
Modelja Lady Spencer është vajza e madhe e vëllait të Princeshës së Uellsit, Charles Spencer. Fejesa e saj me Lewis u bë zyrtare në janar 2020 dhe ata u martuan pas më shumë se dy vitesh lidhjeje.