Pas një nate të mbushur me pikëpyetje dhe spekulime të shumta nga publiku, Alba Pollozhani është rishfaqur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4.
Konkurrentja, e cila u zhduk në mënyrë të mistershme menjëherë pas përfundimit të spektaklit “Prime” mbrëmë, nuk ishte parë në kamerat e shtëpisë për rreth 20 orë.
Mungesa e saj ngjalli diskutime të shumta në rrjet, duke aluduar për një largim të mundshëm apo për ndonjë problem shëndetësor, raporton prive.al.
Megjithatë, pak minuta më parë, Alba është parë sërish në ambientet e shtëpisë.
Ajo është kapur nga kamerat në zonën e lavanderisë, duke biseduar qetësisht me banorët e tjerë, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
suksese, do txjerr prap #bbvipks4 pic.twitter.com/GyGG89EzBl— ✨ (@1_lady_11) November 22, 2025
