Milaim Zeka: Olta Gixhari më kërcënoi, kam treguar veç 3% të asaj që ndodhi në prapaskenë

Milaim Zeka: Olta Gixhari më kërcënoi, kam treguar veç 3% të asaj që ndodhi në prapaskenë

Milaim Zeka në një intervistë për “Prive” ka befasuar me deklaratën e tij, duke thënë se Olta Gixhari e ka kërcënuar.

Në rubrikën “Koment për Koment”, ish-opinionisti i “BBVK”, i cili ishte krah Oltës në edicionin e kaluar, në panelin e opinionistëve, tha: “Problemi im më i madh ishte me Olta Gixharin, se ishte femër. Ne jemi edukuar që njeriu ligësinë më të madhe në jetë e bën kur matet me fëmijë dhe me femra. Po të kishte qenë mashkull, do të ishte bërë skandali më i madh në historinë e Big Brother”.

“Ajo më ka kërcënuar në prezencën e produksionit, më ka thënë që ma ndalon Morinën të cilën s’ma ka ndaluar as serbi dhe jo më Olta. Pas saj, është dashur të largohem nga “BBVK”, me lutjet e tyre. Kam qëndruar në ‘BBVK’, por s’kam komunikuar me Oltën”.

Në lidhje me këtë, ish-opinionisti ka folur edhe në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova.

“Unë e kam treguar tre për qind të asaj çfarë ka ndodhur. Unë me pas qenë me mentalitet edhe me thënë që po më kërcënon sepse ka qenë kërcënim, Olta.

“Ka qenë çështje e produksionit, po të ishim konsultuar me produksionin, ia kam thënë Oltës. Nuk më kalon mua asgjë në hava. Unë kur flas biseda serioze me njerëz, kam shumë dëshmi”, tha ndër tjerash.

Related Articles