Zëvendëskryeministri i Maqedonisë reagon pas vdekjes së Shpat Kasapit

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë reagon pas vdekjes së Shpat Kasapit

Zëvendëskryeministri i pari i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka reaguar pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, në moshën 40-vjeçare.

Përmes një postimi në Facebook, Mexhiti ngushëlloi familjen e artistit dhe gjithë komunitetit artistik, derisa shtoi se Kasapi la pas një trashëgimi të çmuar artistike dhe kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e publikut.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi. Ikja e tij e papritur ka lënë një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e vlerësonin artin e tij. Shpati la pas një trashëgimi të çmuar artistike dhe kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e publikut. Muzika e tij është një vlerë që nuk shuhet. Në këtë ditë të rëndë, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi, të afërmve dhe gjithë komunitetit artistik. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij, dhe u prehtë në paqe”, ka shkruar ai.

Shpat Kasapi raportohet se vdiq pas një arresti kardiak duke lënë pas vetes familjen e ngushë, ish-gruan dhe djalin trevjeçar.

Related Articles