Policia arreston Gjestin

Policia arreston Gjestin

Reperi i njohur nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur për publikun me emrin artistik Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë.

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania është shoqëruar në polici, nën dyshimet për posedim të armës pa leje.

Lajmi është konfirmuar zëdhënësi i policisë, Enis Pllana.

“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën Mehmet Isahi në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Related Articles