Stenaldo kërkoi ndihmë për ndërtimin e një shtëpie, Shaqir Palushaj i dhuron 10 mijë euro

Stenaldo kërkoi ndihmë për ndërtimin e një shtëpie, Shaqir Palushaj i dhuron 10 mijë euro

Stenaldo Mëhilli ka pak ditë që është larguar nga Big Brother VIP Albania 5.

Ai sot (e diel) në Fan Club ka rrëfyer për rrugëtimin e tij, vështirësitë, por edhe për jetën jashtë.

I njëjti theksoi se nuk e fitoi Big Brother-in, por shpreson që tani të ketë ndihmën e njerëzve për një shtëpi, që të vazhdojë jetën me të ëmën.

Në pikën që jam sot, ndihem i vlerësuar, mijëra mesazhe. Them që po, në Big Brother nuk fitova dot një çmim, por tani kam nevojë për një mundësi që t’i rikthehem jetës fort, të bëj maksimumin për mamanë time. Realisht e vështirë për mua. Në fund të ditës, ti po flet për diçka që është shkatërruar. Nuk je i vetmi. Do ta provoj sa të jem gjallë të jem mirënjohës. Nëse sot marrë një dorë nga dikush, do të jenë dy duar për dikë nesër”, tha Stenaldo.

Pas kësaj, janë bërë thirrje që të njëjtit t’i vihet ndihma për ndërtimin e një shtëpie.

Fondacioni “Frutex & Golden Eagle”, me pronësi të Shaqir Palushajt, kanë njoftuar se do të dhurojnë 10 mijë euro, si ndihmesë për Stenaldon.

Një bujari e tillë është mirëpritur nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Related Articles