Sot në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja në të cilën pritej të zgjidhej kryesuesi i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Në fillimin të mbledhjes zëvendëskryesuesja e KGJK-së, Arjeta Sadiku tha se mbledhja e sotme nuk mund të mbahet për shkak që anëtari Ahmet Imami, përmes e-mailit ka njoftuar se nuk mund të marrë pjesë në mbledhje për arsye shëndetësore, gjë që pamundësoi kourumin.
