Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te babai në Hagë

Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te babai në Hagë

Një lajm i bukur ka ardhur nga familja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Vajza e tij, Çlirimtarja, i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me partnerin e saj, Rronin.

Lajmin e ka bërë publik Altin Krasniqi përmes një postimi emocionues në Facebook, ku ndau me ndjekësit një nga momentet më të rëndësishme për familjen e tyre.

“Dy muaj më parë, Rroni ishte në vizitë te babi për të kërkuar dorën e Çlirimtares dhe bekimin e tij. Sot, edhe zyrtarisht, Çlirimtarja dhe Rroni janë të fejuar. I kaluam këto 6 vite mes dhimbjes dhe gëzimit; dhimbje për mungesën e babit, por herë pas here arritëm që t’i dërgonim çaste lumturie me të arriturat tona profesionale dhe familjare”, ka shkruar ai.

“Duke uruar dhe shpresuar që kjo të jetë hera e fundit që detyrohemi ta ndajmë gëzimin mes dy shteteve, dhe duke uruar për kthimin e babit dhe të shokëve të tij në Kosovë, uroj edhe çiftin e ri që ta gëzojnë jetën së bashku”.

Related Articles