Ardhja e Goran Bregoviç në Shqipëri nuk ka dyshim se mbetet një nga temat më të diskutuara të kësaj jave që ngjalli reagime e polemika të shumta.
Shumë nga artistët shqiptarë kërkuan bojkotin e ‘Festës së Birrës’, gjersa disa prej tyre edhe e anuluan pjesëmarrjen në këtë eveniment siç ishte rasti me Capital T dhe Dafina Zeqirin.
Ndërkaq, nuk ka munguar as një reagim nga opinionisti Olti Curri i cili përmes një postimi të publikuar në Facebook thotë se Bregoviq ka kënduar që në vitin 2006 në Shqipëri dhe madje Edi Rama, kryetari i bashkisë i asaj kohe, i dorëzoi “Çelësin e qytetit”.
Olti vazhdon shkrimin duke u shprehur se Bregoviq është boshnjak, ndërsa u thotë të gjithëve se më parë duhet të informohen e pastaj të vazhdojnë me sulmet ndaj tij.
Për më shumë lexoni më poshtë shkrimin e plotë të Currit (pa ndërhyrje):
“Te them dy fjale meqe te shumte ma keni kerkuar, ndjej detyrim si shqiptar qe dhimbja e luftes per liri e Kosoves te mos perdoret si teme debati banal nga ato qe as te Perputhen nuk i has. Ndaj kete diskutim e hap dhe e mbyll me kaq. Goran Bregovič ka kenduar qe ne vitin 2006 ne Shqiperi ne mes te Tiranes te Pallati i Kongreseve me sallen plot. Edi Rama kryetari i bashkise i asaj kohe i dorezoi “Çelesin e qytetit” ne shenje nderimi.
Keta artiste qe sot u zgjuan patriote (me moshe mestare 35-40 vjeç) ku gjendeshin para 15 viteve (qe i bie te ishin 20-25 vjeç)! Apo mesuan shkrim e kendim pas te 30-tave! Goran Bregovič si fillim eshte boshnjak (eshte e shkruar kudo qe te kerkosh) dhe sa per Kallashnikovin edhe ai eshte rus, nje arme e krijuar ne Rusi nga nje ushtarak rus. Patriotizmi fillon nga dija. Ndaj me pare informohemi pastaj sulmojme.
Sa per artistet patriote mendoj se do ishin te besueshem qe kete kauze po e ngrene nga atdhedashuria dhe jo per klikime dhe vemendje ne momentin kur mos te kopjojne kenge dhe ritme serbe ne studiot e tyre muzikore, kur ne kenget e tyre te mos i kendojne dhunes, lekeve te droges dhe armeve sepse kallashnikovi eshte vrastar si ta perdore nje serb ashtu edhe nje shqiptar. Do ishin te besueshem artistet patriote nese klipet e tyre do i ben veshur me bluza me fytyren e Ismail Qemalit, apo Adem Jasharit dhe jo me logo Gucci & Fendi.
Kur klipet e tyre ti benin te Muzeu i Skenderbeut ne Kruje, te shtepia e Lidhjes se Prizrenit apo ne Ballkonin e Pavaresise ne Vlore dhe jo siper jahteve dhe vilave me pishina. Do ishin te besueshem po te organizonin koncerte falas per çdo feste kombetare ne Kosove e Shqiperi. Patriotizmi eshte si frymemarrja, e ke pjese te jetes kudo dhe kurdohere, jo kur je keq me klikime dhe ne Diten e Pavaresise kur kendon Xhamadani vija vija”.