Pasioni fizik është i rëndësishëm për ta, por ata duan të takojnë partnerët e tyre në nivele të ndryshme.
Ndonjëherë ai është në gjendje të sakrifikojë veten për dashurinë në atë masë sa është gati të njollosë reputacionin e tij vetëm për t’i treguar mjedisit që dashuria mund të ekzistojë jashtë normave të imponuara dhe rutinës klasike …
Bëhet fjalë për Ujorin!
Njerëzit e lindur në këtë shenjë kanë një natyrë disi rebele, dhe ky rebelim është udhëzuesi i tyre në zgjedhjen e një partneri, transmeton Telegrafi.
Ata tërhiqen nga individë që rrezatojnë një energji ekstreme dhe me të cilët nuk do të mërziten kurrë.
Atyre u pëlqen kur partneri tenton t’i “shkundë gjërat” pak. Ujorit i pëlqen të eksperimentojë në një lidhje dhe është plot ide unike kur bëhet fjalë për dashurinë.
Kur duan, ata nuk e fshehin atë kështu që mund të konkludohet menjëherë se ata janë në një lidhje të re dashurie.
Këta janë kryesisht individë tërheqës nga natyra që gudulisin imagjinatën e palës tjetër, megjithëse ata shpesh nuk janë të vetëdijshëm për këtë.
Pasioni fizik është i rëndësishëm për ta, por ata duan të takojnë partnerët e tyre në nivele të ndryshme. Ata tërhiqen nga njerëzit që konsiderohen të çuditshëm nga të tjerët.
Gratë me Venerën në Ujor lakmojnë të jenë unike kështu që shpesh kanë modele flokësh të pazakonta dhe kombinime disi alternative të modës.
Burrat me Venerën në Ujor tërhiqen nga gra paksa ekscentrike, ato që dallohen nga të tjerat dhe kanë një personalitet të fortë./Gazeta Enigma/