Nicole flet për lidhjen me Yamalin: S’kemi bërë s*ks, u lidhem sepse doja famë…

Nicole flet për lidhjen me Yamalin: S’kemi bërë s*ks, u lidhem sepse doja famë…

Ish-e dashura e Lamine Yamal, Nicky Nicole, për herë të parë ka folur haptazi për lidhjen e saj me futbollistin spanjoll.

Lidhja e tyre nxiti diskutime të shumta vitin e kaluar, sidomos për faktin se këngëtarja është më e moshuar se Yamal, shkruan IndeksOnline.

Por, artistja thotë se prapa kamerave, lidhja ishte ndryshe.

Ajo ka deklaruar se me Yamalin nuk ka pasur marrëdhënie seksuale, teksa u lidh me të më shumë për të marrë famë.

“Të jem e sinqertë, duhet ta pranoj këtë. Nuk më intereson nëse bëhet virale apo nëse marr reagime negative. Vitin e kaluar, u lidha me Lamine vetëm sepse doja që emri im të dukej më i famshëm, për të nxitur karrierën time muzikore. Edhe pse u takuam, nuk bëmë asgjë seksuale në shtrat, por unë prapë e doja atë në atë kohë. Jam e lumtur për të dhe Inés, dhe shpresoj që ajo të mos e përdorë atë në mënyrën që e përdora unë”, tha Nicky, në një video.

Yamal dhe Nicole nisën takimet në korrik të vitit të kaluar, për t’u ndarë në nëntor.

Related Articles