Ndarja nga Sarah Berisha dhe aludimet për romancë të re, reagon ashpër DJ PM

Ndarja nga Sarah Berisha dhe aludimet për romancë të re, reagon ashpër DJ PM

Pas aludimeve se ka përfunduar lidhja me Sarah Berishën, DJ PM është përballur me një sërë spekulimesh për jetën e tij private.

Thashethemet u shtuan pasi dyshja hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami, duke nxitur dyshimet për një ndarje pas disa vitesh lidhje.

Në të njëjtën kohë, në rrjet nisën të qarkullonin edhe pretendime se PM ka nisur një romancë me prezantuesen Almedina Ismajli.

Përballë këtyre zërave, DJ PM ka zgjedhur të reagojë publikisht përmes një postimi në InstaStory.

Ai ka mohuar pretendimet dhe ka kërkuar që informacionet rreth jetës së tij personale të mos paraqiten si fakte pa u verifikuar më parë.

Artisti ka theksuar se gjëra të tilla mund të dëmtojnë imazhin dhe reputacionin e tij, derisa ka paralajmëruar edhe masa ligjore nëse spekulimet vazhdojnë.

Deri më tani, reagimi i tij është përqendruar te mohimi i thashethemeve për një lidhje të re, ndonëse aludimet për ndarjen nga Sarah Berisha kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. /Telegrafi

Më poshtë postimi i plotë i DJ PM:

Related Articles