“Australia thërret”, Melbourne proteston më 27 shtator në mbështetje të çlirimtarëve

“Australia thërret”, Melbourne proteston më 27 shtator në mbështetje të çlirimtarëve

Mërgata shqiptare në Australi do t’i bashkohet protestave në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, që u dënuan me 16 shtator me 81 vjet burg nga Haga.

Protesta me moton “Jo në emrin tim” do të mbahet më 27 shtator duke filluar nga ora 12:00, në Melbourne.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në një protestë paqësore, duke theksuar mesazhet e solidaritetit dhe drejtësisë.

Në posterin e protestës thuhet: “Lufta për liri nuk është krim!”, ndërsa theksohet edhe mbështetja për Kosovën dhe ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Protesta në Melbourne është pjesë e tubimeve të diasporës shqiptare në vende të ndryshme, pas aktgjykimit të Speciales ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Mesazhi i organizatorëve përmblidhet me thirrjen: “Zëri ynë ka rëndësi – Kosova në përjetësi.

Related Articles