Adrian Morina, Arsim Lani, Arta Jashari e Fahri Fazliu i Ri pjesë e natës së 11-të të protestës “Jo në emrin tim”

Adrian Morina, Arsim Lani, Arta Jashari e Fahri Fazliu i Ri pjesë e natës së 11-të të protestës “Jo në emrin tim”

Aktori Adrian Morina, gazetari Arsim Lani, Fahri Fazliu i Ri dhe sopranoja Arta Jashari janë pjesë e programit të natës së 11-të të protestës “Jo në emrin tim”, që mbahet sonte nga ora 21:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Programi do të nisë me Betimin e Ushtarit të UÇK-së, të cilin do ta thotë veterani Halit Zogaj. Më pas, para të pranishmëve do të flasin organizatori i protestës, Çlirim Haziri, dhe nxënësja e gjimnazit “Sami Frashëri”, Olsa Hyseni.

Gjatë mbrëmjes do të shfaqet edhe videoja “Rrëfimi i ushtarit”. Me fjalime do të paraqiten aktori Adrian Morina, gazetari Arsim Lani dhe Fahri Fazliu i Ri, nip i heronjve Fahri e Bahri Fazliu.

Në program është edhe sopranoja Arta Jashari, e cila do të interpretojë këngën “Jam Kosova e Shqiptarisë”.

Related Articles