Pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 5, Olechka ka folur për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në vend.
Ajo u eliminua mbrëmë nga shtëpia, derisa në një intervistë në Bis Cast, ajo u ndal te Fuego, duke bërë një deklaratë të fortë për të.
“Unë po e shikoj Big Brother-in vetëm për situatat e Fuego-s. Nëse del Fuego, për mua përfundon Big Brother-i. Nuk e shikoj për persona të tjerë”, ka deklaruar ajo.
Ajo tha se ishte gabim që nuk i tregoi se po e pret jashtë dhe se shpreson që, përmes një droni, të arrijë t’ia bëjë të ditur.
“I uroj fitoren! Ishte gabim që nuk i thashë se po e pres, por nëse familja ia dërgon dronin, do t’i shkruaj se Olechka po e pret jashtë.”
