Disa vdekje personazhesh kanë ndodhur në “La Casa de Papel”, mirëpo shumë prej fansave vazhdojnë “të mbajnë zi” për vdekjen e Nairobit (Alba Flores). Madje edhe Ursula Corbero, aktorja që luan Tokion, thotë se nuk mundet ta pranojë si fakt.
“As unë nuk e kuptoj. Kisha pak miq atje dhe ata vranë më të mirët” ka thënë ajo për Television Critics Association.
Por producenti ekzekutiv Jesus Colmenar këmbëngul se vdekja e Nairobit duhej të ndodhte për të hapur rrugën për luftën që pret personazhet e tjerë.
“Personaliteti i Nairobit nuk ishte i ndërtuar për luftën që gjejmë në këtë sezon të fundit. Ajo nuk duhej të ishte këtu. Unë mendoj se kjo i shton vrull personazheve tanë,” tha ai për TvLine.
“Ne vrasim personazhet dhe kjo shton tensionin,” tha ai. Alvaro Morte, i cili luan rolin e Profesorit, u pajtua.
“Kontribuon me një dozë realiteti që çdo gjë mund të ndodhë dhe kontribuon në elementin befasues,” tha Morte, para se të shtonte me shaka: “Profesori ishte gati të kishte një fëmijë me Nairobin…por kjo është tjetër histori.
“Sezoni i fundit i “La Casa De Papel” (Money Heist) do të publikohet në dy pjesë, pjesa e parë do të dalë më 3 shtator dhe e dyta më 3 dhjetor. Sipas Netflix, pikërisht kur duket se asgjë tjetër nuk mund të shkojë keq, një armik del në skenë që është shumë më i fuqishëm se kushdo që janë përballur: ushtria.
“Kur filluam të shkruajmë pjesën e 5-të në mes të pandemisë, ne menduam se duhej të ndryshonim atë që pritej nga sezoni me 10 episode dhe përdorëm çdo mjet që mundëm për të krijuar ndjesinë e një finaleje të sezonit ose finaleje të serialit,” tha Álex Pina, krijuesi i “La Casa De Papel”. “Ne vendosëm të punojmë në një zhanër jashtëzakonisht agresiv.”
Krijuesi u shpreh se në pjesën e dytë të sezonit të pestë, janë përqendruar më shumë te situata emocionale e personazheve. “Është një udhëtim në hartën e tyre emocionale që na lidh drejtpërdrejt me largimin e tyre,” tha ai.
“Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për mbi 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti më i errët është mbi ta pasi kanë humbur njërin prej tyre. Profesori është kapur nga Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka një plan arratisjeje.” – shkruan Netflix.