Jo rrallëherë Luana Vjollca akuzohet për operacione plastike.
Mirëpo, pavarësisht komenteve të shumta që ajo merr sa i përket ndërhyrjeve kirurgjike, moderatorja e ekranit shqiptar nuk e ka pranuar asnjëherë një gjë të tillë.
Madje, gjatë ditës së sotme ajo sërish është ndeshur me një ndjekëse, e cila i ka thënë t’i tregojë se çfarë realisht ka natyrale.
“Ok, po nga të tuat ça të ka mbetur?”, e pyeti një komentues në postimin e fundit.
“Gjitha vallai të miat janë, po ç’tu bëj juve unë që nuk bindeni”, ka qenë përgjigjja e Luanës.
Më pas, Vjollca ka publikuar edhe një fotografi nga fëmijëria e saj.