Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është zgjuar mëngjesin e së mërkurës me një lajm të kobshëm.
Kjo pasi miku i saj i ngushtë, Eronit Sermaxhaj, ka ndërruar jetë.
Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij, teksa me të marrë vesh, Morena e shprehu pikëllimin e saj përmes rrjeteve sociale.
Ajo publikoi në InstaStory disa imazhe me të ndjerin, ndërsa nuk i kurseu dedikimet e sinqerta për shokun e saj.
“Dhe unë do të tregoj ty të gjitha rreth kësaj kur të shohë prapë miku im…Do të më mungojë çdo sekondë me ty, Ero im”, ka shkruar Taraku në InstaStory.
E njëjta më pas ndau me ndjekësit në InstaStory edhe një tjetër imazh, ku shfaqej duke i dhënë një përqafim të ngrohtë Sermaxhajt.
Deri sa të takohemi përsëri…”, ka shkruar këngëtarja dhe modelja e njohur në postimi ne radhës.
Eroniti përndryshe prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë së cilës nuk i ka bërë dot ballë.