Puthja është një formë intime fizike që e bën gjithmonë partnerin të ndihet i dashur dhe i vlerësuar.
Dita e puthjes është një nga ditët më romantike edhe sepse puthja është një kënaqësi e veçantë midis partnerëve dhe rrit dashurinë. Çdo vit Dita e Puthjes festohet edhe për të ndezur më shumë dashurinë dhe pasionin në marrëdhënien në çift.
Puthja nuk është e dobishme vetëm për marrëdhënien tuaj, por gjithashtu mund të bëjë mrekulli edhe për shëndetin.
Pse e festojmë këtë ditë?
Puthja është një mënyrë e veçantë e shprehjes së dashurisë dhe një pjesë integrale e një marrëdhënieje të shëndetshme. Dhe, siç ka thënë me të drejtë poeti Rupert Brooke, “Një puthje e bën zemrën të re përsëri duke zhdukur vitet”.
Puthja çliron hormone të lumturisë
Puthja ndez ndjenjat e dashurisë, duke stimuluar qendrën e kënaqësisë së trurit, e cila çon në sekretimin e ‘hormoneve të lumtura’ në trup. Hormone të tilla si oksitocina, dopamina dhe serotonina çlirohen kur përjetoni kënaqësi. Puthja gjithashtu zvogëlon nivelet e kortizolit, d.m.th., hormonin e stresit në trup.
Dëshironi një gojë të pastër? Puthni partnerin çdo ditë
Kur putheni, ndërkohë ndërroni edhe pështymën. Studimet thonë se puthja stimulon rrjedhën e e pështymës, e cila nga ana tjetër neutralizon acidet, rimineralizon dhëmbët dhe largon grimcat e ushqimit. Puthja ndihmon gjithashtu për të lëvizur bakteret e shëndetshme në gojë.
Puthja ju bën edhe të bini nga pesha
A e dini se kjo veprimtari e kënaqësisë mund të çojë edhe në humbje peshe? Sipas studimeve, gjatë një puthjeje vërtet pasionante, mund të digjni dy kalori në minutë, që është dyfishi i shkallës së metabolizmit.