Është një prej femrave më të bukura dhe më të suksesshme shqiptare në botë, dhe secila paraqitje e saj publike adhurohet dhe merr gjithë vëmendjen.
Bëhet fjalë për Rita Orën e cila sjell vazhdimisht imazhe të ndryshme në llogarinë e saj zyrtare në Instagram ku edhe ndiqet nga më shumë se 16 milionë ndjekës.
Edhe së fundi, artistja e njohur ka njoftuar fansat se është duke realizuar një projekt të ri që do të vijë së shpejti.
30-vjeçarja shihet gjatë përgatitjeve të projektit, në disa pamje dhe veshje të ndryshme, teksa duket tërë shkëlqim.
“Qëllojani se nga cili xhirim është ky? Së shpejti”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e postimit.
Rikujtojmë që së fundi, Rita mori pjesë në eventin e madh të modës Met Gala, bashkë me partnerin e saj të ri, Taika Waititi.