Donis Avdijaj ka shënuar një tjetër gol për Harbergun në Bundesligën e Austrisë.
Avdijaj shënoi golin e epërsisë në minutën e 49-të për 2:1, por në minutën e 84-t, skuadra e Tirolit shënoi për barazimin 2:2.
Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 11-të të elitës së futbollit austriak, ndërsa Avdijaj luajti për 90 minuta.
Për 25-vjeçarin është goli i dytë i shënuar këtë edicion me fanellën e Hartbergut.