“Mëkati jem”, bashkëpunimi i ri i Ghetto Geasy, Majk dhe Xhensila Myrtezaj

“Mëkati jem”, bashkëpunimi i ri i Ghetto Geasy, Majk dhe Xhensila Myrtezaj

Ashtu siç paralajmëruan, Ghetto Geasy, Majk dhe Xhensila Myrtezaj kanë publikuar këtë të mërkure projektin e ri muzikor.

Treshja e suksesshme e estradës sollën për herë të parë një bashkëpunim të titulluar “Mëkati jem”.

Projekti u kompletua edhe nga ana vizuale me një paraqitje skenike të mahnitshme e njëherësh provokuese të artistes së njohur.

Teksti është shkruar nga Geasy dhe Majk, ndërkohë që producimi u realizua nga ZzapnChriss.

Miksimi dhe masterizimi i këngës ndërkohë u bë nga Bigdeal Records. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles