Eden Hazard është bashkuar me Real Madridin nga Chelsea më 7 qershor 2019, por edhe pas dy vjet e katër muaj nuk e ka asnjë paraqitje në El Clasico.
Të dielën, ai do të rikthehet nga një tjetër dëmtim, i ngjashëm me ato që i kanë ndërprerë dy sezonet e tij të para në Madrid.
Në sezonin 2019/20, një dëmtim në kyçin e këmbës të pësuar në nëntor 2019, bën që ai të mbetej jashtë fushave për tre muaj, dhe më pas vazhduan dëmtimet muskulore që e mbajtën atë jashtë për pjesën më të madhe të sezonit 2020/21.
Hazard duket se i ka kapërcyer lëndimet dhe tani është rikuperuar dhe është rikthyer në stërvitje me Carlo Ancelottin në tre seancat e fundit stërvitore, duke e bërë të jetë gatin për ‘El Clasicon’ që zhvillohet në “Camp Nou”.
Ai u kthye nga detyra me kombëtaren blege me një tendosje të lehtë, e cila e la jashtë udhëtimit të mesjavës për t’u përballur me Shakhtar Donetsk.
Ancelotti nuk e rrezikoi, dukë bërë që tendosja të kalojë dhe ai të jetë në stërvitje të plotë të enjten.
????️⚽ Fine tuning ahead of #ElClásico! pic.twitter.com/27X6OIfnuH— Real Madrid C.F. ???????????????? (@realmadriden) October 22, 2021
Me Karim Benzema dhe Vinicius Junior startues të padiskutueshëm, Hazard do të luftojë me Rodrygo Goes për një vend në formacionin fillestar.
“Kur ata luajnë kështu, është e vështirë të bëhen ndryshime”, ka thënë Ancelotti pas fitores në Kiev.
Edhe nëse nuk luan nga minuta e parë, Hazard mund të ketë ndikim nga stoli, me Real Madridin që kërkon të vazhdojë serinë e tyre në Clasicos pas katër ndeshjeve pa humbje.
Hazard është përballur vetëm dy herë me Barcelonën, sa ishte te Chelsea, në 1/16 e Ligës së Kampionëve të sezonit 2017/18, kur Barcelona fitoi 3-0 në “Camp Nou” pas barazimit 1-1 në “Stamford Bridge”.