Aktori, O Yeong-su ka rrëfyer se sa shumë ka ndryshuar jeta e tij që nga publikimi i serialit “Squid Game”. Ai u tregua i sinqertë edhe për anën e errët të famës.
Mësohet se 77-vjeçari ka refuzuar një sërë ofertash që i janë bërë për tu shfaqur në reklama të ndryshme.
“Shumë njerëz më kanë kontaktuar dhe për shkak se nuk kam një menaxher për të më ndihmuar, është e vështirë për mua të përballoj volumin e thirrjeve dhe mesazheve që kam marrë. Kështu që vajza më ka ndihmuar.
Yeong-su është një aktor me eksperiencë, i cili ka luajtur filma për gati 6 dekada kur filloi karrierën e tij në 1963.
Sipas ‘Netflix’, “Squid Game” grumbulloi 891,1 milionë dollarë.
“’Squid Game’ ka arritur zyrtarisht 111 milion fansa – duke e bërë atë serialin tonë më të madh ndonjëherë!”, shkroi kompania Netflix në Twitter./Gazeta Enigma/