Akoma askush nuk di gjë, por profili zyrtar i tij është fshirë.
Nëse ka qenë vetë aktori që e ka bërë këtë zgjedhje, apo ka pasur ndonjë sulm hakerash drejt tij, këtë nuk dimë.
As partnerja e tij, Diletta Leotta, nuk ka dhënë asnjë koment për këtë çështje. Ama koha kur Can vendosi të zhduket është edhe momenti delikat kur po përflitet se dasma e çiftit është shtyrë, duke lënë të kuptohet se një krizë po ndodh mes tyre.
Por ende nuk ka ndarje, pasi fotot e gazetares me partnerin janë ende në profilin e saj.