Dy emrat e njohur të estradës, Tayna dhe Ledri Vula janë ribashkuar për një projekt të dytë me radhë.
Dyshja sollën këngën “Hala” e cila erdhi si befasi për fansat e tyre, e të cilët e priten mirë, dhe këtë e dëshmon suksesin i këtij projekti.
Në vetëm një ditë, kënga që mban titullin “Hala” e realizuar edhe me videoklip, ka arrit mbi një milion klikime brenda 24 orëve.
Këtij suksesi i është gëzuar reperja nga Prizreni e cila e ndau lajmin me fansat e saj në Instagram.
Ndërkohë, Tayna dhe Ledri në vitin 2018 kishin lansuar projektin e tyre të parë së bashku “A je”, cili numëron mbi 40 milionë klikime në YouTube.
Kujtojmë që Doruntina Shala (emri i vërtetë) ka zbuluar se është në përgatitje të albumit, që do të jetë i pari në karrierë.
Ndërsa, ky bashkëpunim i Ledrit vjen pas një tjetër bashkëpunimi të suksesshëm që ai solli me Gjikon dhe Lumi B./Gazeta Enigma/