Sabiani ishte i eliminuari i radhës nga shtëpia mbrëmjen e së premtes.
Ai doli përfundimisht këtë herë, pasi herën e parë kur u eliminua u kthye sërish në shtëpi falë biletës vajtje-ardhje.
Largimi i tij emocionoi banorët, e mbi të gjitha mikun e tij Ilirin, i cili nuk i mbajti dot lotët.
Por Sabiani nuk i kishte marrëdhëniet të mira me çdo banor, aq sa i kishte me Ilirin. Gjatë qëndrimit në shtëpi ai ka pasur debate me Einxhelin, Dj PM dhe Dj DGAZ. Madje kur u largua nuk u përshëndet me këta të fundit.
Ndërkohë, pas eliminimit të Sabianit ka reaguar edhe vajza e tij Keisi, e cila herë pas here postonte për të atin. Keisi ka postuar një foto të momentit kur Sabiani po dilte nga shtëpia, krah së cilës shkruan:
“Drita ime po të presim të gjithë, je krenaria jonë”./Gazeta “Enigma”/