Pak kohë më parë fshiu këngën që krijoi për të, Mevlani sërish dedikim për Ledjanën?

Pak kohë më parë fshiu këngën që krijoi për të, Mevlani sërish dedikim për Ledjanën?

Ledjana dhe Mevlani ishin një nga çiftet më të dashura për publikun në emisionin “Për’puthen” në sezonin e dytë. Por pas përfundimit të programit, jo vetëm që nuk vazhdojnë njohjen, por as nuk kanë komunikim me njëri-tjetrin.

Madje Mevlani ka fshirë edhe këngën nga Youtube, atë që i dedikoi pikërisht asaj, që e ka përpunuar dhe e ka publikuar sërish, pa emrin e Ledjanës.

Mirëpo, së fundmi ai ka publikuar një tjetër këngë, me titull “Gëzuar ditëlindjen”, në bashkëpunim me Petro Xhorin. Por dëgjuesit kanë kapur një detaj: Ledjana feston ditëlindjen më 19 dhjetor. Ndaj, janë shumë komentet që edhe ky projekt është dedikim për ish-konkurrenten.

Për më tepër, dyshime ka hedhur edhe opinionisti Arjan Konomi, i cili ruan marrëdhënie të mira me të dy. Ai ka shpërndarë në Instastory, këngën dhe ka pyetur publikisht Mevlanin: “Kush e ka ditëlindjen se Ledjana e ka tani”.

Ndërkohë, Ledjana nuk ka reaguar, edhe pse duket sikur ka arsye. Pak kohë më parë, ajo foli për të dashurin e ri, ndonëse nuk preferoi të jepte detaje./Gazeta Enigma/

Related Articles